Njihuni me 12 modelet e fustaneve që do ti dashurojmë këtë vjeshtë (FOTO) – AlpeGossip
Njihuni me 12 modelet e fustaneve që do ti dashurojmë këtë vjeshtë (FOTO)

Njihuni me 12 modelet e fustaneve që do ti dashurojmë këtë vjeshtë (FOTO)

Ka ardhur koha të palosim rrobat e verës dhe t’i kthejmë sytë nga kombinimet për stinën e vjeshtës. Revista “Harper Baazar” ka prezantuar 12 modele fustanesh, për të gjitha vajzat që kanë nisur të përgatisin garderobën. Nga fustanet me lule, tek ato velvet dhe me kuadrate, janë fustanet e preferuara që do të shohim kudo në rrjetet sociale nga fashionistat shqiptar dhe të huaj.

Fustani romantik

Ç’mund të themi për këtë fustan?! Është kaq shumë romantik dhe e adhuruam menjëherë.

Fustani i kuq

Ideale për ta kombinuar me një vathë dhe taka ngjyrë nude, për një mbrëmje jashtë me miqtë.

 

Ëndrra arkitekturore

Titulli i thotë të gjitha! Moderne dhe ekstravagante në të njëjtën kohë, e kombinuar me ngjyrën e zezë.

Fustani i kohërave moderne

 

Ky fustan është i duhuri për të nisur pozitivisht ditën e sotme, mjafton vetëm të vishni një palë çizme.

Fustani me kuadrate
Vjeshta nuk mund ta përqafoni më shumë sesa kur vishni këtë fustan. Mezi presim t’jua shohim veshur mbi një bluzë të bardhë.

Fustanet me lule të errëta

Është stina e gjetheve të rëna në tokë dhe le të frymëzohemi nga kjo. Fustanet me printe lulesh të errëta janë perfekte për zonjat dhe zonjushat që adhurojnë vjeshtën.

Fustani me rrip në mes

 

Mendojeni pak këtë fustan të bardhë me rrip në mes, me një palë çizme të gjata! Hmm, ideale apo jo?!

Fustan me printe leopardi

 

Ju shpëtoi vera pa provuar printin e leopardit?! Por, përse do të hiqni dorë kaq kollaj? Këto fustane me printe leopardi janë perfekte për stinën e vjeshtës.

Rroftë “Velvet”

E keni ende atë fustanin velvet nga viti i kaluar. Ok, shumë mirë! Nxirreni nga dollapi pasi do t’ju duhet sërish.

 

Vitet ‘80

Pakëz aromë nga vitet 80 dhe pak nga filmi “Crueless” dhe do të ndiheni perfekte. Kombinojini me një palë të sheshta për të marrë shijen e duhur.

Fustani me shirita

E kemi huazuar këtë stil nga vitet ’70, pasi është thjesht perfekt për këtë kohë.

Fustanet me rrjetë
Fustani perfekt për t’u veshur me çizme dhe pa xhaketë gjatë atyre ditëve të kalimit nga vera në vjeshtë.