Pas SHBA-ve Bleona “PUSHTON” Britaninë, revista e njohur e krahason me Cheryl Cole (FOTO) – AlpeGossip
Pas SHBA-ve Bleona “PUSHTON” Britaninë, revista e njohur e krahason me Cheryl Cole (FOTO)

Pas SHBA-ve Bleona “PUSHTON” Britaninë, revista e njohur e krahason me Cheryl Cole (FOTO)

Këngëtarja shqiptare Bleona Qereti vijon të korrë sukses në Shtetet e Bashkuara të Amerikës por jo vetëm. Së fundi ajo ka publikuar një foto ku shfaqet në një nga revistat më të njohura britanike “Daily Star”.

Dhe në fakt arsyeja përse ajo ka dalë në revistë nuk lidhet me ndonjë veshje provokuese, por me suksesin që po korr kënga e re “Wicked Love”.

Këngëtarja shqiptare zë pjesën më të madhe të vëmendjes në faqen ku shihen personazhet më të njohur të showbiz-it, si Sam Smith, Nicole Scherzinger, Rita Ora etj.

“Daily Star” shkruan se misioni i Bleonës është të pushtojë tregun britanik me muzikën e saj:

“Ajo ka pushtuar Evropën dhe SHBA-në dhe tani Bleona po synon suksesin në Britani. Këngëtarja është versioni shqiptar i Cheryl, e cila ka qenë në jurinë e ‘X Factor’. Ajo po kryeson top-listat tona me ‘Wicked Love”.

Bleona ka thënë për revistën se qëllimi i saj është të bëhet një yll në Britani:

“Kur isha e vogël i vendosa vetes si qëllim që të bëhesha një yll në vendin tim. Kur kjo ndodhi kisha nevojë t’i vendosja vetes një tjetër qëllim, prandaj jam këtu”.

Kënga “Wicked Love” është renditur në vend të 30-të këtë javë në klasifikimet e Billboard Dance.