Dy muaj më parë Arbana Osmani dhe partneri i saj Eduart Grishaj, zbuluan lajmin e ëmbël se së shpejti do bëhen me fëmijë. Në puntatën e fundit të këtij sezoni të “Dua të të bëj të lumtur” u zbulua se cifti do të bëhen me djalë,
Me përfundimin e emisionit Arbana duket se ka më shumë kohë për veten dhe familjen.
Së fundmi në Instagramin e saj, në mesin e postimeve të shumta nga kuzhina, moderatorja ka publikuar edhe një foto e veshur me fustan të bardhë dhe duke buzëqeshur. Ajo që bie në sy është barku i rrumbullakosur dhe nuri i bukur i shtatzënisë.