Kendall Jenner dhe Bella Hadid dukeshin thuajse identike gjatë qëndrimit të tyre në Itali, për Javën e Modës në Milano. Modelet janë fotografuar të veshura njësoj, bashkë me Gigi-n, por një sy jo dhe aq i stërvitur me Kendall-in dhe Bella-n nuk do t’i dallonte kush është njëra dhe kush tjetra.
Ngjanin kaq shumë, sa për pak eklipsuan prezencën e Gigi-it që ndodhej pas tyre.
Jenner u shfaq me një fustan të shkurtër të zi dhe çizme ngjyrë kafe, ndërsa Bella kishte zgjedhur një minifund, një pulovër dhe një palë çizme të gjata të zeza. Fytyrat e të dyjave ishin mbuluar nga syzet e errëta.
Si Jenner ashtu dhe Bella , përveçse si binjake, dukeshin sikur sapo kishin dalë nga sfilatat e modës të viteve ’90-të.
Nga ana tjetër, Gigi s’ishte fare në një linjë me to.