“JETOJ SIPAS RREGULLAVE TË MIA”/ Majk i del kundër masave të qeverisë për emergjencën Covid-19 (FOTO) – AlpeGossip
“JETOJ SIPAS RREGULLAVE TË MIA”/ Majk i del kundër masave të qeverisë për emergjencën Covid-19 (FOTO)

“JETOJ SIPAS RREGULLAVE TË MIA”/ Majk i del kundër masave të qeverisë për emergjencën Covid-19 (FOTO)

Megjithëse numri i personave të infektuar në Shqipëri e Kosovë rritet dita-ditës dhe viktimat po kapin numra të frikshëm, duket se reperin Majk s’po e tremb aspak kjo situatë.

Ai ka treguar se është kundër masave të marra nga qeveria për parandalimin e përhapjes së Covid-19.

Për më tepër, reperi ka duartrokitur protestat e zhvilluara në Londër kundër mbajtjes së maskës.

Më tej, në një tjetër postim në InstaStory, Majk duket i bezdisur nga rregullat dhe shkruan se dëshiron të jetojë vetëm sipas rregullave të veta.

“Jetoj sipas rregullave të mia! Në djall qeveria, në djall sistemi!”- ishin fjalët e tij krahas postimit.

“Ata s’mund të na kontrollojnë shpirtërat tanë!”- shton më tej ai.

Edhe sa jetë të humbura i duhen reperit për të kuptuar që virusi nuk është lojë dhe mbajtja e maskës është në të mirën e shëndetit të gjithkujt?

Më mirë një maskë të thjeshtë në përditshmëri, sesa maskën e oksigjenit në spital!