Dikur “të pandashëm”, por u tha që janë zënë, ky detaj i Noizyt dhe Erik Fullanit me siguri ju ka shpëtuar (FOTO) - AlpeGossip
Dikur “të pandashëm”, por u tha që janë zënë, ky detaj i Noizyt dhe Erik Fullanit me siguri ju ka shpëtuar (FOTO)

Dikur “të pandashëm”, por u tha që janë zënë, ky detaj i Noizyt dhe Erik Fullanit me siguri ju ka shpëtuar (FOTO)

Nuk po e marrim vesh marrëdhënien e Noizyt dhe Erik Fullanit!

Ata kanë qenë miq shumë të mirë me njëri-tjetrin dhe i shihnim gjithmonë bashkë, si në koncertet e reperit ashtu edhe në jetën e përditshme. Noizy dhe Eriku kishin një marrëdhënie shumë të mirë dhe në rrjetet sociale bënin shumë shaka, madje duke përfshirë edhe emrat e baballarëve të tyre por siç duket çdo gjë ka ndryshuar.

Prej muajsh të tërë nuk kemi parë asnjë foto të Noizyt dhe Erikut së bashku dhe kjo na bëri të mendojmë se marrëdhënia e tyre është krisur. Megjithatë i hodhëm një sy listës së personave që ata ndjekin në Instagram dhe shikuam që e ndjekin ende njëri-tjetrin, por fillimisht u mendua se është një mënyrë për të kamufluar krisjen e marrëdhënies mes tyre.

Mirëpo intv.al ju tregon detajin që me siguri e keni humbur. Ndërkohë që gjërë e gjatë u përfol nëpër media se të dy personazhet e njohur nuk flasin me njëri-tjetrin, Noizy ka shkuar në restorantin që zotëron Eriku dhe ka shkrepur një foto të ushqimit që po hante.

Nëse s’do flisnin, sigurisht që s’do shkonte aty, pra ata mbeten ende miq, pavarësisht se jo si më parë.