“DO TA FLASIM…”/ Vogëlushja e ‘Piter Pan’ i gjen të dashur Samanta Karavellas – AlpeGossip
“DO TA FLASIM…”/ Vogëlushja e ‘Piter Pan’ i gjen të dashur Samanta Karavellas

“DO TA FLASIM…”/ Vogëlushja e ‘Piter Pan’ i gjen të dashur Samanta Karavellas

Këngëtarja shumë e dashur për publikun Samnta Karavella ishte e ftuar këtë të hënë në emisionin “Në kurthin e Piter Panit”. Fëmijët i drejtuan asaj pyetje nga më të ndryshmet, duke prekur dhe jetën e saj private.

Vogëlushja Herla e pyeti këngëtaren nëse është beqare pasi dhe daja i saj është beqar. Samanta i bëri pyetje rreth dajës, si mosha apo nëse është i pashëm. Në fund ajo i tha se do ta bisedojnë pas emisionit.

Biseda:

Herla: Samanta a je beqare se edhe unë e kam dajën tim beqar? A e do numrin e telefonit?

Samanta Karavella: Dajën?

Alketa Vejsiu: Daja apo xhaja?

Herla: Daja.

Samanta Karavella: Po hë njëherë, t’i marrim këto informacionet e para.

Alketa Vejsiu: Është daja këtu sot?

Herla: Jo

Alketa Vejsiu: Daja çfarë ke humbur sonte.

Herla: Është në Pogradec daja.

Samanta Karavella: S’ka problem. Çfarë pune bën daja?

Herla: Nuk e di.

Samanta Karavella: Sa vjeç është? Është tamam për mua?

Herla: Nuk e di sa është, por është pak i madh jo i vogël.

Samanta Karavella: S’ka problem i madh të jetë, por jo i vogël.

Alketa Vejsiu: Është simpatik?

Herla: Po, po

Samanta Karavella: Do ta flasim pas “Piter Panit

Burimi: “tvklan.al”