“BAD BOY”, POR DJAL I MAMIT/ Stresi ia bëri zemrën mal të ëmës me fjalët më të ngrohta për të (FOTO) – AlpeGossip
“BAD BOY”, POR DJAL I MAMIT/ Stresi ia bëri zemrën mal të ëmës me fjalët më të ngrohta për të (FOTO)

“BAD BOY”, POR DJAL I MAMIT/ Stresi ia bëri zemrën mal të ëmës me fjalët më të ngrohta për të (FOTO)

Megjithëse të gjithë e njohim si “bad boy”, djalin e shkathët që herë pas here bëhet pjesë e sherreve apo diss-eve, Stresi di të tregojë edhe anën e tij të butë.

Kur vjen puna tek e ëma, duket se ajo është personi që reperi ka pikë të dobët.

Stresi gjithmonë ka treguar se ka një marrëdhënie të veçantë me mamanë e tij dhe madje i ka dedikuar edhe një këngë.

Në profilin e reperit nuk mungojnë edhe dedikimet e shumta të reperit për mamanë e tij, si ky i sotmi.

Stresi ka ndarë një foto me gruan më të shtrenjtë të jetës së tij, ndërsa krahas postimit shkruan:

“Ti meriton gjithësinë e përjetshme mom!”- janë fjalët e Stresit, teksa i ka vendosur të ëmës edhe emojin e një kurore mbi kokë.

Mbretëreshës së tij sigurisht duhet t’i jetë bërë zemra mal nga këto fjalë dhe nga dashuria e madhe që i biri i fal gjithmonë!