NISMA E ÇUDITSHME/ Ky baba po i bën thirrje gjithë botës të ndryshojë tualetet e burrave – AlpeGossip
NISMA E ÇUDITSHME/ Ky baba po i bën thirrje gjithë botës të ndryshojë tualetet e burrave

NISMA E ÇUDITSHME/ Ky baba po i bën thirrje gjithë botës të ndryshojë tualetet e burrave

Donte Palmer, mësues në St.Augustine në Florida dhe baba i tre djemve, këtë javë ndezi shumë biseda nëpër rrjete sociale, pasi postoi një foto duke u përpjekur të ndërrojë pelenën e të birit në një banjo publike.

Donte u bë – në një farë mënyrë aksidentalisht – nisma për një lëvizje të shpejtë për të instaluar në banjot e burrave tavolina specifike për të ndërruar pelenat e bebeve.

Donte, gruaja e tij dhe tre djemtë dolën për një darkë. Pas disa momentesh, vogëlushi 1-vjeçar nuk po ndihej mirë dhe kështu ai vendosi ta çonte në tualet se mos kishte nevojë për t’u ndërruar.

Fotoja u bë virale pasi djali i madh e postoi në rrjete sociale. #Squatforchange është lëvizja që po përhapet kudo. “Ç’është kjo punë që nuk ka tavolina për bebet në banjot e burrave, nuk ekzistojmë ne? Le ta shqyrtojmë këtë çështje”, shkruan me humor Donte Palmer.

Ok, e drejtë!