LAJME TË KËQIJA/ Këto ushqime mund të jenë shkaktarët e lëkurës sonë të yndyrshme – AlpeGossip
LAJME TË KËQIJA/ Këto ushqime mund të jenë shkaktarët e lëkurës sonë të yndyrshme

LAJME TË KËQIJA/ Këto ushqime mund të jenë shkaktarët e lëkurës sonë të yndyrshme

Nuk është sekret të themi se për lëkurë të bukur nga jashtë ndikon organizmi nga brenda. Ajo që hamë ka një efekt masiv jo vetëm në peshën e trupit, shëndetin dhe gjendjen e përgjithshme, por edhe  tek lëkura, flokët dhe thonjtë.

Lëkura nuk duhet kurrësesi të jetë e thatë, por as e tepër e yndyrshme, prandaj nëse lëkura prodhon më tepër vaj që çon dhe në krijimin e puçrrave atëherë duhet bërë kujdes me dietën ushqimore.

Disa ushqime mund të shkaktojnë prodhimin e tepërt të sebumit(yndyrës) dhe sipas disa nutricionistëve dhe dermatologëve këto janë ushqimet që ndikojnë në vajin e tepërt të lëkurës tuaj.

 

1.Kripa

Konsumi i kripës së tepërt mund të shkaktojë dehidrim, mbajtje të ujit, ënjtje dhe rrathë poshtë syve. Por kjo gjithashtu mund të çojë në një rritje të niveleve të vajit, ndërsa lëkura përpiqet të luftojë dehidrimin e shkaktuar nga kripa.

2.Mishi i kuq

Mishi i kuq (të tilla si salçiëe, mish viçi, qengji dhe proshutë) mund të jenë të larta në yndyrna të ngopura të cilat mund të rrisin inflamacionin në lëkurë. Ky inflamacion i tepërt mund të shkaktojë prodhim të tepërt të vajit.

Mishi i kuq mund të zëvendësohet me mish shpendësh ose peshk.

3.Sheqeri

Hulumtimet kanë treguar se ushqimet me nivel të lartë të sheqerit rritin prodhimin e IGF-1, një hormon peptid që stimulon rritjen, por gjithashtu mund të shkaktojë prodhimin e tepërt të yndyrës.

4.Karbohidratet e rafinuara

Ashtu si sheqeri, ushqimet me karbohidrate të rafinuara (buka e bardhë, makarona të bardha, oriz të bardhë) gjithashtu mund të rrisin prodhimin e IGF-1, gjë që mund të shkaktojë një mbiprodhim të yndyrës së lëkurës.

5.Bulmeti

Asnjëherë nuk duhet  tepruar me konsumimin e qumështit,  për shkak se produktet e qumështit me cilësi të lartë janë të lidhura me përfitime të tjera shëndetësore.

Sipas disa kërkimeve qumështi i skremuar mund të ketë një efekt më të madh në IGF-1 dhe mundëson rritjen e nivelit të yndyrës.

Natyrisht, vlen të përmendet se nuk është e nevojshme të hiqen plotësisht nga dieta këto grupe ushqimore, por të kufizohen për një periudhë kohe.