“MBRETI…”/ Noizy i bën surprizën e çmendur doktorit të VIP-ave shqiptarë (VIDEO) – AlpeGossip
“MBRETI…”/ Noizy i bën surprizën e çmendur doktorit të VIP-ave shqiptarë (VIDEO)

“MBRETI…”/ Noizy i bën surprizën e çmendur doktorit të VIP-ave shqiptarë (VIDEO)

Para dy netësh doktori i VIP-ave, Dr. Skerdi festoi ditëlindjen me stafin e tij. Nga videot e publikuara në Instagram festa ishte plot surpriza.
Dr. Skerdi prej vitesh është pjesë e grupit OTR dhe nuk kishte si të mungonte Noizy në këtë 50 vjetor.

Surpriza e Noizy ka qenë padyshim një nga momentet më emocionuese të festës. E kemi parë shpeshherë Doktorin e VIP-ave të performojë këngët e Noizy-t në punë, në festa, pushime, por asnjëherë nuk kanë performuar live së bashku.

Kjo ka qenë një dëshirë e Dr. Skerdit prej kohësh dhe për këtë 50 vjetor iu bë realitet në formën më të bukur.

Në Instagram janë publikuar me dhjetra video gjatë performancës së tyre të çmendur e plot energji. Ata shfaqen duke kënduar me entuziazëm dhe bashkë me stafin e dogjën skenën. Për dr. Skerdin, Noizy është mbreti i muzikës shqiptare dhe jo më kot është fansi më i zjarrtë i tij.

video