HËNA E RE PO AFRON/ Çfarë duhet të dini për shenjën tuaj të horoskopit – AlpeGossip
HËNA E RE PO AFRON/ Çfarë duhet të dini për shenjën tuaj të horoskopit

HËNA E RE PO AFRON/ Çfarë duhet të dini për shenjën tuaj të horoskopit

Më 30 maj Hëna do të jetë e re në shenjën e Binjakëve. Është koha për ripërtëritje dhe manifestim. Hëna e re na kërkon të hapim vend për eksperienca të reja e njerëz të rinj. Por ja si do të ndikojë kjo hënë tek secila shenjë horoskopi:

Dashi – Mbajeni portofolin të sigurt. Mërkuri Retrogradë po ju jep shumë për të menduar financiarisht, përkatësisht për atë që mund dhe nuk mund të përballoni. Kjo Hënë e Re është një frymëzim për të përmirësuar mënyrën se si e shprehni veten dhe për të siguruar që jeni përputhje me vlerat dhe preferencat tuaja.

Demi – Ende po punoni për të arritur qëllimet tuaja dhe duhet të dini se arritja kërkon kohë. Ndonjëherë ndodh me vrull, dhe herë të tjera kërkon krasitje në mënyrë që të lulëzojë. Tregoni vlerësim për veten dhe investoni tek vetja nën këtë Hënë të Re.

Binjakët – Duhet të lini pak kohë për meditim dhe qetësi. Kur merrni kohë për të ndaluar dhe për t’u lidhur me mençurinë tuaj shpirtërore, do bëheni më kreativë. Nëse jeni ndjerë veçanërisht të humbur dhe keni nevojë për udhëzim, marrja e një hapësire personale mund të jetë jashtëzakonisht e dobishme për ju.

Gaforrja – Mërkuri Retrogradë ju ka ndihmuar të kuptoni se ku duhet të përqëndroni energjinë tuaj. Mos e ndani shpirtin tuaj për këdo që ka nevojë për një pjesë të tij sepse edhe ju keni nevojë për të. Do të zbuloni se kur të hiqni dorë nga të menduarit e tepërt dhe t’i besoni mendjes tuaj, çdo gjë bëhet më e lehtë.

Luani – Jeni duke kërkuar për një arsye të re për të ëndërruar dhe për të aspiruar për diçka. Mërkuri Retrogradë ju bën të mendoni për trashëgiminë tuaj dhe çfarë dhe nëpërmjet bashkëveprimit nën këtë Hënë të Re, do të gjeni mënyra për të lënë gjurmën tuaj.

Virgjëresha – Një mundësi e re po ju paraqitet, një arsye për të rifreskuar njohuritë tuaja. Shtrirja planetare duket optimiste për ju, veçanërisht sepse Venusi tani është në Dem. Nën këtë Hënë të Re, sigurohuni që të merrni kohën tuaj kur angazhoheni për detyrime të reja. Edhe aktivitetet që ju duken argëtuese mund të dëmtojnë.

Peshorja – Nëse gjeni kohë për të mësuar një koncept apo ide të re, mund të zbuloni se ka fuqinë për t’ju ndihmuar. Aktualisht, jeni në një cikël që po ju sfidon të bëheni më të prekshëm brenda marrëdhënieve tuaja. Nuk jeni vetëm në përvojat tuaja.

Akrepi – Kjo Hënë e Re do të jetë e lehtë për ju nëse nuk tregoheni kokëfortë. Universi po ju paraqet dhuratën e reflektimit. Të mësosh të jesh i hapur dhe të udhëheqësh me një qasje të arsyeshme mund t’ju transformojë për mirë.

Shigjetari – Dielli dhe Hëna janë në favorin tuaj, veçanërisht në fushën e marrëdhënieve. Nëse jeni ndjerë veçanërisht të zënë kohët e fundit, tani është e lehtë për ju t’i nënshtroheni lidhjeve domethënëse. Nën këtë Hënë të Re, qëndroni të hapur dhe bota do befasoheni.

Bricjapi – Përmes përpjekjeve të dështuara gjejmë mënyra të reja për t’i bërë gjërat. Tani është një kohë e mirë për të ri-imagjinuar jetën dhe për të rishqyrtuar mënyrën se si i realizoni projektet tuaja krijuese. Kjo hënë e re po ju ofron kohë për t’u bërë krijues.

Ujori – Nën këtë Hënë të Re, tregohuni mendje të hapur dhe përpiquni të mos e teproni. Është e mundur që po i anashkaloni problemet sepse keni rërë shumë rehat, provoni të mendoni një mënyrë të re!

Peshqit – Keni një zemër plot ndjenja por duket se hezitoni t’i shprehni ato. Kjo hënë e re po nxjerr në pah nevojën që ju të rregulloni emocionet tuaja. Mund të jetë e vështirë të artikulosh veten, por përpiqu të mos lejosh që kjo të ndalojë rrjedhën tënde.