RIKTHIMI I “SPIRIT VOICE”/ Grupi i famshëm SHQIPTAR ngre në këmbë publikun, ja çfarë i bashkoi sërish (FOTO+VIDEO) – AlpeGossip
RIKTHIMI I “SPIRIT VOICE”/ Grupi i famshëm SHQIPTAR ngre në këmbë publikun, ja çfarë i bashkoi sërish (FOTO+VIDEO)

RIKTHIMI I “SPIRIT VOICE”/ Grupi i famshëm SHQIPTAR ngre në këmbë publikun, ja çfarë i bashkoi sërish (FOTO+VIDEO)

Me siguri e mbani mend grupin “Spirit Voice” i cili ka bërë “namin” në vitin 1997.

Grupi përbëhej nga Dorina Tiko, Angjelina Gilardi, Larisa Haxhi dhe Soni Malaj e më pas edhe Elia Zaharia. Ai la “shenjë” në muzikën shiqptare pasi ishte grupi i parë i përbërë vetëm nga vajza edhe pse kishin edhe një saksofonist të quajtur Brikel Guga.

Vajzat asokohe korrën sukses të madh edhe pse në fund si këngëtare mbeti vetëm Soni Malaj.

Por edhe pse ndodh që grupen pasi shpërndahen nuk takohen me njëri tjetrin, me Spirit Voice ka ndodhur e kundërta.

Ata e kanë ruajtur raportin mes tyre ndër vite, edhe pse jo në muzikë.

Por mbrëmjen e djeshme, fansat që mezi prisnin rikthimin e tij janë surprizuar totalisht.

Ende pa nisur koncerti në amfiteatrin e Tiranës, Soni Malaj bëri të ditur për të gjithë se kishte një surprizë për fansat.

Gjejeni pak?

Surpriza e koncertit, ishte ribashkimi i grupit. Dorina Tiko nuk ishte e pranishme prandaj i uroj gjithë të pranishmit me video dhe premtoi se së shpejti do ngjitej në skenë. Gjtihashtu në skenë u ngjit edhe Elia Zaharia. . Gjatë koncertit, Soni dhe pjesëtaret e grupit performuan një pjesë të këngës së famshme ‘Fuoristrada’.

Live 2/2 nga Amfiteatri i Tiranës me Soni Malaj dhe Majk 🔥👏🤩

Gepostet von Erion Veliaj am Mittwoch, 1. Mai 2019

 

/AlpeNews.al