“LËKURA PERFEKTE…”/ Mos u zini besë të famshmeve që dalin pa grim – AlpeGossip
“LËKURA PERFEKTE…”/ Mos u zini besë të famshmeve që dalin pa grim

“LËKURA PERFEKTE…”/ Mos u zini besë të famshmeve që dalin pa grim

Më në fund, Hollywood-i po tregon anën e palustruar. Një numër i madh aktores – përfshirë Julia Roberts, Julianne Moore dhe Drew Barrymore – po postojnë selfie pa grim teksa janë izoluar. Gjatë kësaj periudhe, këto gra të famshme dhe të tjera si ato po përqafojnë natyralitetin.

Por ekspertët e bukurisë paralajmërojnë se koncepti i “fytyrës së pagrimuar” është një skemë politike dhe iluzioni.

Bunny Kinney, kreredaktore e Dazed Beauty, tha: “Ky gjest nga këto gra me influencë tregon kurajo, solidaritet dhe nxitje që të tjerët të kremtojnë mënyrën si duken, fiks ashtu si janë.”

Por ajo shtoi: “Audienca e ka të thjeshtë ta krahasojë veten me këto gra kur i marrin për të mirëqena imazhet që po u serviren. Mënyra si ato paraqiten ama është tejet e kuruar dhe kontrolluar. Publiku s’ia ka idenë ç’ndodh pas skenave.”

Dhe ajo që ndodh pas skenave për të krijuar një fytyrë pa grim është po aq e komplikuar sa ajo që ndodh kur krijohet një fytyrë e grimuar.

Në 2018-n, një fans ripostoi një foto të gurusë së bukurisë Gina Shkeda pa grim, përbri #naturalbeauty. Në Twitter ama, Shkenda e hodhi të gjithën poshtë: “Kam vetulla të bëra, zgjatime qerpikësh dhe injeksione buzësh – Unë nuk dukem kështu.”

E vërteta e Shkeda-s mund ta kishte rrënuar, por në të vërtetë u lëvdua nga fansat. “Ky brez s’ka durim për blogeret e pasinqerta që fshehin kush janë në të vërtetë,” tha Sarah Jindal, kreu i kujdesit ndaj vetes dhe bukurisë te Mintel, kompani që bën studime të tregut.

Rachel Anise, eksperte e bukurisë, tha: “Njerëzit i pëlqejnë fytyrat e pagrimuara dhe imperfekte sepse përcjellin një ndjesi bashkësie dhe identifikimi. Këto dy elementë zbehen në rrjetet sociale ku gjithçka modifikohet dhe filtrohet.”

Trendi i fytyrës së pagrimuar është pjesë e lëvizjes së “bukurisë emocionale,” që e rikthen klientin te “ndershmëria, autenticiteti dhe transparenca, të cilat janë themeli i evolucionit të bukurisë të brezit të tanishëm,” tha Charlotte Delobelle e agjencisë së parashikimeve të modës, Fashion Snoops.

Lëvizja nisi në vitin 2014, kur Leandra Medine Cohen, shkroi një artikull të titulluar “Pse nuk grimohem” për faqen e saj Man Repeller. Ishte njëfarë traktati për pranimin radikal të vetes. “Unë ndihem mirë me mënyrën si dukem,” shkruajti ajo. “Nuk e urrej veten kur shihem në pasqyrë.”

Kur blogerja Kadeeja Khan hoqi dorë nga pozat e përhershme dhe nisi të postonte fytyrën e pagrimuar ku dukeshin aknet, u lëvdua që promovoi pozitivitetin ndaj lëkurës së të gjitha formave.

“Audienca ime duhet të kuptojë se lëkura perfekte apo trupi perfekt nuk është i nevojshëm. Është normale,” tha ajo. “Perfeksioni nuk ekziston dhe këtë realitet dua të ndaj me ndjekësit e mi.”

Burimi: The Guardian