Çdo zgjedhje apo zakon i juaji vjen me një pasojë. E mira është t’i parandaloni.
1. Vishni të brendshme me dantellë
Edhe pse duken bukur dhe shumë më sensuale se të brendshmet prej pambuku, dantella vjen me probleme për shëndetin. Dantella dhe materiale të tjera sintetike e absorbojnë djersën shpejt dhe nuk janë miqësore me lëkurën, gjë e cila mund të sjellë infeksione të ndryshme.
2. Edhe në palestër po vesh të brendshmet e gabuara.
Bëni kujdes me masën dhe formën! S’është e rehatshme që të brendshmet t’ju besdisin teksa ushtroheni dhe përpiquni të mos i zgjidhni të ngushta.
3. Kur i lani, mos përdorni detergjentë me aromë
E dimë ndjesinë e të mbathurave me aromë lulesh, por mos harroni që është aromë e krijuar artificialisht dhe mund t’ju krijojë alergji ose acarim në lëkurë. Lëkura rreth asaj zone është mjaft delikate dhe e ndjeshme.
4. Nuk ke gjetur prerjen e duhur për trupin tënd
Vetëm se një palë të brendshme duken bukur, jo domosdoshmërisht do të të përshtaten ty.
5. Ti fle me to!
Nëse do gjumë të mirë, harroji të brendshmet. Trupi ka nevojë për një pushim prej tyre dhe bazuar në studime të ndryshme, është shumë më mirë të flini pa to. Madje, kjo mund t’ju ndihmojë edhe të humbisni disa kilogramë.
6. Hiqni dorë nga mbathjet që ju presin
Rripat e ngushtë elastikë mund t’ju acarojnë lëkurën dhe më keq akoma, mund t’ju lënë shenja.
Burimi: Bright Side