Moderatorja e njohur për publikun Fatma Methasani është në pritje të ëmbël. Këtë fakt e ka bërë të ditur përmes një fotoje ku duket me Alfion, dhe së bashku dhanë lajmin e shumëpritur.
Megjithatë nuk e kemi patur kënaqësinë t’a shohim Fatmën me barkun e rrumbullakosur.
Ajo ka hezituar të postojë foto të plota ku te duket e gjitha. Por së fundmi ka qenë Qeqa Krelani ajo që ka hedhur disa story në faqen e saj të instagramit, ku duket edhe moderatorja e dashur.
Shumë ndryshe nga më parë, Fatma është fotografuar pa pasur mendjen, dhe i dallohet barku i rrumbullakosur.
Ky ndyshim është vërejtur shumë, pasi nuk e kishim parë kurrë kështu bukuroshen. Ajo mesa kemi vënë re, ka qenë e buzëqeshur. E veshur bukur, Fatma dukej e lumtur dhe e ka shijuar atë moment me miq.