ME FJALËT MË TË ËMBLA/ Loredana i uron ditëlindjen Zunës – AlpeGossip
ME FJALËT MË TË ËMBLA/ Loredana i uron ditëlindjen Zunës

ME FJALËT MË TË ËMBLA/ Loredana i uron ditëlindjen Zunës

Dita e sotme shënon ditëlindjen e reperit me origjinë turke Zuna, i cili, ndonëse ende i pakonfirmuar, përflitet prej kohësh se është partneri i ri i reperes shqiptare Loredana Zefi.

Zuna mbush sot 27 vjeç dhe Loredana ka menduar t’i bëjë atij një urim publik, me pak fjalë, por tejet të ëmbla.

Në një postim në Insta Story ku ata shihen përkrah njëri-tjetrit, reperja dhe bashkëpunëtorja e tij i shkruan: “Gëzuar ditëlindjen shpirt i pastër!”

Zërat për një marrëdhënie mes dy artistëve kanë nisur 3 muaj më parë, pas një videoje ku zuna shihej i ulur në avion dhe një vajzë bjonde që dyshohet se është Loredana kishte vendosur kokën në prehërin e tij.

Megjithatë, ndonëse me kalimin e kohës detaje të tilla sa vinin e shtoheshin, reperja ka mohuar të ketë një lidhje romantike.

“Mozzik është babai i fëmijës tim, ndërsa Zuna është partneri im… në biznes.”-ka deklaruar Loredana.

Megjithatë, një video e publikuar pak kohë më pas, tregon çiftin në avion duke shkëmbyer puthje në buzë.

Vetëm pak kohë më parë, Loredana dhe Zuna publikuan një duet me titullin “Ti je e imja” që rezultoi një sukses i vërtetë në Gjermani, ku dyshja zhvillon karriera të suksesshme.