ME NJË FOTO TË VJETËR/ Arbana hap zemrën me ndjekësit për mëmësinë – AlpeGossip
ME NJË FOTO TË VJETËR/ Arbana hap zemrën me ndjekësit për mëmësinë

ME NJË FOTO TË VJETËR/ Arbana hap zemrën me ndjekësit për mëmësinë

Arbana Osmani ka qenë prej shumë kohësh aktive me punën dhe shumë projekte që po i ndjek paralelisht. Edhe pse u bë nënë për herë të dytë, menjëherë pas lindjes së Diellit ajo ju kthye punës. Së fundmi, nisur nga ndjenjat e mëmësisë ajo ka publikuar një foto të vjetër me Jonin ku shkruan:

“Gjeta këtë foto me Jonin, të viteve më parë dhe u ndjeva e bekuar, mirënjohëse, emocionale, e lumtur, pak e trishtuar. Sepse koha fluturon dhe ata rriten shumë shpejt”, shkruan Arbana, duke shtuar se i mungojnë shumë ato kohë.

Mes gjithë vrullit të punës dhe angazhimeve, Arbana si shumë nëna përjeton herë pas here emocione si këto dhe me të drejtë.