JU KUJTOHET ANA E VOGËL E “THE VOICE KIDS”? Këngëtarja zbulon kontratën me menaxherin e divës botërore – AlpeGossip
JU KUJTOHET ANA E VOGËL E “THE VOICE KIDS”? Këngëtarja zbulon kontratën me menaxherin e divës botërore

JU KUJTOHET ANA E VOGËL E “THE VOICE KIDS”? Këngëtarja zbulon kontratën me menaxherin e divës botërore

E mbani mend Ana Kodrën? Ishte vetëm 10 vjeçe kur mahniti jurinë e “The Voice Kids” me zërin dhe talentin e saj.

Ditën e djeshme, ajo ishte e ftuar në emisionin “Live From Tirana”, për të folur në lidhje me temën e ditës “Përse të studiosh muzikë që fëmijë të bën një të rritur më të mirë”.

E teksa kanë kaluar 4 vite nga “The Voice Kids”, Ana foli për ecurinë e saj në muzikë.

Ju kujtohet Ana e “The Voice Kids”? Këngëtarja zbulon

“Janë bërë 4 vite që nga “The Voice Kids” dhe kur e dëgjoj më jep emocion. Nuk është se e shoh veten vetëm si pianiste por dua të jem edhe si kantautore. Unë shkruaj këngë, nëse më pëlqejnë i hedh. Tani kam shkruar një album dhe po presim që ta hedhim për në Amerikë. Para 2 vitesh shkova në Amerikë për “America’s Got Talent” dhe nuk kisha vizën e caktuar. Më pas fatmirësisht takova një agjente dhe kam folur me atë gjatë karantinës. Më pas u lidhëm dhe bëmë kontratën. Para nja dy javësh isha në Amerikë, shkova tek “Loft Studio” dhe isha shumë e nderuar të bashkëpunoja me ata. Takova dhe menaxherin që ka nxjerrë albumin e parë të këngëtares Lady Gaga dhe ma vlerësoi shumë talentin. Shpresoj që të nxjerrim ndonjë gjë të bukur”, tha Ana.

Ju kujtohet Ana e “The Voice Kids”? Këngëtarja zbulon

Ndërsa lidhur me eksperiencën e saj në “The Voice Kids”, Kodra u shpreh se ishte shumë e bukur dhe e vështirë njëkohësisht.

“Isha 10-vjeçe në atë kohë, kur kujtoj sa presion kisha për të mësuar këngët, por ishte një eksperiencë shumë e bukur dhe një nga të vështirat gjithashtu”, tha ajo.

Ju kujtohet Ana e “The Voice Kids”? Këngëtarja zbulon

Ju kujtohet Ana e “The Voice Kids”? Këngëtarja zbulon

Ju kujtohet Ana e “The Voice Kids”? Këngëtarja zbulon