IU ZBULUA LIDHJA ME KËNGËTARIN E NJOHUR/ Reagon moderatorja Dojna Mema (FOTO) – AlpeGossip
IU ZBULUA LIDHJA ME KËNGËTARIN E NJOHUR/ Reagon moderatorja Dojna Mema (FOTO)

IU ZBULUA LIDHJA ME KËNGËTARIN E NJOHUR/ Reagon moderatorja Dojna Mema (FOTO)

Moderatorja e njohur e “Top Channel”, Dojna Mema ka reaguar për herë të parë publikisht pas lajmit se po jeton një romancë me këngëtarin e famshëm Vlashent Sata.

Duke qenë se postimin e fundit në Instastory, Dojna e lidh me aktualitetin këto 3 orët e fundit, kohë në të cilën “iconstyle.al” zbuloi romacën e saj me artistin, ne po e marrim si një reagim të sajin ndaj lajmeve të fundit.

Në vendin e saj shumë të tjerë mund ta kishin mohuar ose jo lajmin, por Dojna ka nxjerrë gishtin e mesit ndërsa shkruan: “Më aktuale se kurrë këto tre orët e fundit kjo foto”!

Nuk e dimë se kujt ia drejtoi gishtin Dojna, por pavarësisht këtij gjesti të moderatores, “iconstyle.al” zbuloi sot se romanca e saj me këngëtarin është përfolur prej kohësh dhe një nga pikat mbi të cilat mbështeten dyshimet tona janë vetë postimet e çiftit.

Pesë ditë më parë ata ndodheshin të dy me pushime në Stamboll të Turqisë.

Si për koincidencë, moderatorja dhe këngëtari publikuan një foto, me 2 ditë diferencë, nga i njëjti vend por në kënde të ndryshme.

Për më tepër ndërsa ndodhet me pushime, Dojna nuk ka treguar në asnjë moment se me kë ndodhet dhe të gjitha postimet e saj janë vetëm.

26-vjeçarja dhe 36-vjeçari po shijojnë prej kohësh romancën larg vëmendjes së publikut.

Vlashent Sata është gjithashtu edhe tekstshkrues e kompozitor, ndërsa karrierën e tij në skenë e nisi që kur ishte 5 vjeç. Ai jeton prej vitit 2002 në Francë, ku vazhdoi studimet e pianos dhe kjo duket se është arsyeja e udhëtimeve të shpeshta të moderatores.

Burime për “iconstyle.al” konfirmojnë gjithashtu se çifti është parë shpesh në Shëngjin, ku kalojnë kohë pranë njëri-tjetrit.

Gjithashtu edhe postimet e bëra gjatë pushimeve në Romë të Italisë, tregojnë se çifti ka qenë bashkë.

 

Në të njëjtën datë, më 23 tetor, Dojna dhe Vlashenti publikuan një foto nga udhëtimi i tyre, madje dhe stili i imazhit është kaq i ngjashëm.