MITET DHE E VËRTETA/ Të gjitha gjërat që duhet të dini rreth FIBROMAVE, tumoreve beninje të mitrës – AlpeGossip
MITET DHE E VËRTETA/ Të gjitha gjërat që duhet të dini rreth FIBROMAVE, tumoreve beninje të mitrës

MITET DHE E VËRTETA/ Të gjitha gjërat që duhet të dini rreth FIBROMAVE, tumoreve beninje të mitrës

Nëse nuk ia keni idenë se çfarë janë fibromat atëherë keni klikuar artikullin e duhur. Fibromat uterine, të njohura ndryshe si mioma ose leiomioma janë tumore beninje të cilat rriten në brendësi të murit të mitrës. Ato  janë një gjendje mëse e zakonshme që prek thuajse 40%  të femrave të moshës 35-55 vjeç në të gjithë botën. Kanë dimensione të ndryshme (nga 1 cm deri në 10 apo 15 cm) dhe brenda mitrës mund të rriten një ose disa fibrioma njëherësh.

1. Fibromat e mitrës janë shumë të zakonshme
Këto njihen ndryshe si leiomiomes ose myomas dhe janë tumoret më të shpeshta të mitrës.

2. Fibromat nuk janë kancer
Fibromat janë beninje, tumore, por jo-kanceroze dhe mund të kenë simptoma të ngjashme me një formë të rrallë të kancerit të quajtur uterine sarcoma.

3. Shumë femra nuk kanë simptoma dhe nuk kërkojnë mjekim specifik
Lajme te mira! Fibroidet kërkojnë trajtim vetëm kur femra ka shqetësime. Nëse një grua me fibroids nuk ka simptoma, trajtimi klinik mund të jetë i panevojshëm.

4. Simptoma më e zakonshme përfshin perioda të rënda (gjakderdhje e rënde)
Fibroidet mund të shkaktojnë gjakderdhje të rëndë, fryrje barku, dhimbje gjatë marrëdhënies seksuale dhe ngërçe tek zona e legenit.

5. Mund të mbeteni shtatzënë, por mund të keni vështirësi
Shumica e grave me fibroids e kanë të vështirë të mbeten shtatzënë falë disa komplikacioneve, por kjo nuk do të thotë që nuk mund të kenë fëmijë.
Vetëm një deri dy për qind e rasteve të infertilitetit shkaktohet nga fibriomat.