Aksesori pa te cilin Ardian Bujupi “NUK BËN DOT” (FOTO) – AlpeGossip
Aksesori pa te cilin Ardian Bujupi “NUK BËN DOT” (FOTO)

Aksesori pa te cilin Ardian Bujupi “NUK BËN DOT” (FOTO)

Pavarësisht se jeton prej vitesh në Gjermani, Ardian Bujupi ka qenë vazhdimisht aktiv në tregun muzikor shqiptar. Madje një pjesë e madhe e këngëve të tij, kryesisht bashkëpunime me këngëtarë të tjerë shqiptarë, kanë rezultuar mjaft të suksesshme. Përveç talentit, ajo që bie në sy në çdo performancë të këngëtarit është stili i tij i veçantë.

Ardiani ka zgjedhur që veshjet të shkojnë përshtat me zhanrin e tij muzikor, të stilit sa më modern dhe sportiv. Madje ai është një ndër ata këngëtar që u kushton rëndësi edhe detajeve ose aksesorëve në veshje. Një pjesë të madhe të veshjeve të tij, Ardian Bujupi e shoqëron me kapele.

Pothuajse të gjitha janë të të njëjtit model, por nuancat dhe ngjyrat janë të ndryshme, për t’i kombinuar sipas veshjes. Ky është një shembull tipik se jo vetëm vajzat, por edhe djemtë mund të jenë të fiksuar pas aksesorëve që plotësojnë të gjithë veshjen.