Tolgahan Sayisman dhe Meryem Uzerli, aktorët turk që ndajnë të njëjtin pasion për… – AlpeGossip
Tolgahan Sayisman dhe Meryem Uzerli, aktorët turk që ndajnë të njëjtin pasion për…

Tolgahan Sayisman dhe Meryem Uzerli, aktorët turk që ndajnë të njëjtin pasion për…

Tolgahan Sayisman dhe Meryem Uzerli janë dy aktorë shumë të njohur në Turqi, por jo vetëm. Tolgahan e njohim edhe si bashkëshortin e njërës prej vajzave më të bukura shqiptare, ndërsa Meryem për rolin protagonist në “Sulltani i Madhërishëm”. Të dy e kanë treguar talentin e tyre në aktrim në shumë seriale dhe filma, por nuk është i vetmi talent që kanë. Secili prej tyre ka një raport shumë të mirë me fotografinë. Po të shohësh me vëmendje profilet përkatëse në ‘Instagram’ do të vini re foto shumë të veçanta. Tolga adhuron fotografitë e natyrës, ndërsa Meryem portretet.