U SHPËTUA NGA FIFI/ Arditi nuk përmbahet: Graniti është fallco, duhej të dilte – AlpeGossip
U SHPËTUA NGA FIFI/ Arditi nuk përmbahet: Graniti është fallco, duhej të dilte

U SHPËTUA NGA FIFI/ Arditi nuk përmbahet: Graniti është fallco, duhej të dilte

Arditi dhe Graniti u nominuan mbrëmjen e djeshme me shumicë votash nga banorët. Mirëpo Fifi, si më e preferuara e publikut, pati mundësinë të bënte një konvertim mes djemve.

Ajo vendosi që të zëvendësonte Granitin me Donaldin, duke e çuar këtë të fundit në nominim së bashku me Arditin. Arditit nuk i ka pëlqyer zgjedhja e Fifit, sepse sipas tij Graniti është fallco dhe duhej të ishte në nominim.

“Graniti duhej të dilte në nominim kësaj here. Ai po e përdor Fifin, prandaj nuk i del kundër. Për mendimin tim Graniti është njeriu më fallco në shtëpi”, është shprehur ai mes të tjerash.