“O KOÇIII S’TË SHKOJNË ARMËT TY!” Young Zerka tha se Samanta nuk e meriton famën që ka, reagon ashpër këngëtarja “FOTO” – AlpeGossip
“O KOÇIII S’TË SHKOJNË ARMËT TY!” Young Zerka tha se Samanta nuk e meriton famën që ka, reagon ashpër këngëtarja “FOTO”

“O KOÇIII S’TË SHKOJNË ARMËT TY!” Young Zerka tha se Samanta nuk e meriton famën që ka, reagon ashpër këngëtarja “FOTO”

Mbrëmjen e kaluar në “Shiko kush luan”, Young Zerka është vënë përballë një zgjedhjeje të vështirë. I vendosur përballë fotove të disa këngëtarëve shqiptarë, saktësisht: Feros, Samanta Karavellës, Tayna-s, Dafina Zeqirit, Capital T-së, Ronela Hajatit, Kastro Zizos, Ledri Vulës, Alban Skënderajt, Dhurata Dorës, Rinës dhe Lumi B-së, atij i është kërkuar të qëllojë drejt atij që mendon se nuk e meriton famën që ka.

Zerka nuk e ka menduar dy herë para se të qëllojë mbi foton e Samanta Karavellës. Pas kësaj Samanta ka reaguar menjëherë në Instagram Stories, ku bashkëngjitur videos së shkëputur nga emisioni, ka shkruar:

“O Koçiii s’të shkojnë armët ty! Karaoket i bëje më mirë dikur në koncertet e mia… Eh pra, pas një buri (pa ‘rr’) të suksesshëm fshihet një grua si e jotja.”

Nuk dihet çfarë ka dashur të thotë Samanta me këtë të fundit, por Zerka është përfolur gjithmonë për lidhjen me Ronela Hajatin, me të cilën Samanta nuk i ka aspak punët mirë. Dy këngëtaret kanë qenë mikesha të mira me njëra-tjetrën, por shoqëria e tyre mori fund rreth dy vite më parë. Vitin e kaluar Samanta tregoi në “Pop Culture” se miqësia mes saj dhe Ronelës mori fund për shkak të intrigave.