Trendi i ri i unazave të fejesës është kaq i çmendur, ja modelet e reja … (FOTO) – AlpeGossip
Trendi i ri i unazave të fejesës është kaq i çmendur, ja modelet e reja … (FOTO)

Trendi i ri i unazave të fejesës është kaq i çmendur, ja modelet e reja … (FOTO)

A e keni menduar ndonjëherë se ndoshta unaza juaj e fejesës nuk do të ketë lidhje me atë tradicionalen? Epo me këtë trend të çmendur unazash jo vetëm do ta sillni ndër mend por ama do të vraponi që tani për tek dyqani i pirsingëve. Po, tek dyqani i pirsingëve pasi vetëm atje do të mund të vendosni përgjithmonë në gisht gurin e çmuar të unazës.

 

 

Unazat mikrodermale janë një trend i cili po bëhet shumë popullor kohët e fundit.

 

Procedura është e njejtë me të gjithë pirsingët mikrodermalë. Një pllakëz çeliku special vendoset poshtë lëkurës tuaj për të lënë në sipërfaqe vetëm pjesën dekorative që ju dëshironi.

 

Kështu ju mund të keni përjetësisht në gishtin tuaj të unazës një gur rrëzëllitës i cili ka vlerë shpirtërore për ju. Këto “unaza” mund të realizohen edhe në vendin tonë dhe çmimi i vendosjes së tyre varion nga 30- 40 mijë lekë të vjetra. E gjitha çfarë ju ngelet ju është të kurseni paratë për diamantin.