Një ish-fituese e konkursit të bukurisë, “Miss Bum Bum”, e ka paditur yllin portugez të Realit të Madridit, Cristiano Ronaldon, lidhur me pretendimet se e kishte ngacmuar seksualisht edhe pasi u nda me yllin e futbollit.
Mbretëresha e bukurisë braziliane, Erika Canela, 26-vjeçare, thotë morri mesazhe “ofenduese dhe fyese”, kur përfundoi marrëdhënien dymujore me kapitenin e Portugalisë.
Ajo thotë se ka marrë mesazhe me epitete si lavire dhe se do t’ia shkatërronte jetën, por deri më tani nuk ishte e sigurt, nëse ia ka dërguar portugezi.
Avokatët e bukuroshes kanë nisur procedurat ligjore kundër sulmuesit dhe po kërkojnë dëmshpërblime, pasi veprimet ishin ‘poshtëruese’ dhe ‘kanë ndikuar thellësisht në gjendjen emocionale të bukuroshes’.
Miss Canela, e cila ka një të pasme prej 106 centimetrave, thotë se i dha fund marrëdhënies me Ronaldon, kur mori vesh se 32-vjeçari kishte të dashur.
Ajo më parë kishte thënë, se ishte e habitur, kur ylli i futbollit e kishte kontaktuar atë, duke menduar se ai po kontaktonte një prostitutë dhe jo një femër të zakonshme.
Theksojmë se që kur u bë Miss Bum Bum, ajo u shfaq në kopertinën e Playboy për edicionin e Portugalisë dhe u shfaq lakuriq për edicionin e Venezuelës