NJË SUKSES/ Leo DiCaprio dhe Brad Pitt u bënë bashkë dhe çmendën publikun e Kanës – AlpeGossip
NJË SUKSES/ Leo DiCaprio dhe Brad Pitt u bënë bashkë dhe çmendën publikun e Kanës

NJË SUKSES/ Leo DiCaprio dhe Brad Pitt u bënë bashkë dhe çmendën publikun e Kanës

Rikthimi i Quentin Tarantino-s në kinema qe një sukses.

Sot në Festivalin e Kanës u shfaq premiera e filmit “Once Upon a Time in Hollywood” (“Një herë e një kohë në Hollywood”) dhe u prit me brohorima!

“Filmi i nëntë i Quentin Tarantinos” është i pari film i tij pasi shkëputi lidhjet me Weinstein& Co, kompania e produksionit të filmave e drejtuar nga Harvey Weinstein, i cili u përfshi në një skandal ngacmimesh seksuale.

Brad Pitt, Leo DiCaprio, Quentin Tarantino, Margot Robbie

Sjell dyshen Leonardo DiCaprio- Brad Pitt në një histori plot absurditet dhe me gjasa edhe grotesk- tipike të stilit regjisorial të Tarantino-s. Rrëfen për një aktor- Rick Dalton (Leo DiCaprio)- i rënë nga vakti, që bashkë me dublantin e tij (Brad Pitt) vendosin të ndryshojnë Hollywood-in e ri që s’u pëlqen fare.

Njëherësh me premierën në Kanë, u publikua edhe traileri i dytë i “Once Upon a Time in Hollywood”, ku një prej filmave imagjinarë të Rick Dalton, ngjan si filmi “Ingloriuos Basterds”, i parafundit i Tarantino-s, ku gjithashtu luante Brad Pitt.