BANORËT NDAHEN NË GRUPE? Monika dhe Paloma analizojnë strategjitë e lojës – AlpeGossip
BANORËT NDAHEN NË GRUPE? Monika dhe Paloma analizojnë strategjitë e lojës

BANORËT NDAHEN NË GRUPE? Monika dhe Paloma analizojnë strategjitë e lojës

Loja ka nisur dhe banorët duket se janë ndarë në dy kampe kryesore.

Orët e vona të natës, teksa shumica e banorëve janë në gjumë, Paloma dhe Monika duket se po shfrytëzojnë kohën të analizojnë strategjinë e lojës së tyre.

‘’Ne jemi 8 ata janë 5, jemi shumë mirë gjithësesi’’,- dëgjohet që i thotë Paloma-Monikës.

Dy vajzat kanë nisur të analizojnë pozicionin dhe qëndrimet që kanë shfaqur disa prej banorëve përgjatë lojës që sapo ka nisur.

‘’Sheila duket që është më ‘ata’. Nuk kishte pse t’i përdorte të gjitha gurët në atë mënyrë siç e bëri’’,- tha Paloma.

‘’Arditin e kemi ne, edhe Arjolën’’,- analizon Monika.

Ethet e garës po shtohen gjithnjë e më shumë dhe duket se banorët po tentojnë të krijojnë një aleancë të pathyeshme mes tyre.