20 VITE BASHKË/ Alketa Vejsiu i drejtohet Vera Grabockës me fjalët më të bukura – AlpeGossip
20 VITE BASHKË/ Alketa Vejsiu i drejtohet Vera Grabockës me fjalët më të bukura

20 VITE BASHKË/ Alketa Vejsiu i drejtohet Vera Grabockës me fjalët më të bukura

Dy ditë më parë Alketa Vejsiu dhe Vera Grabocka përmbyllën me sukses edicionin e dytë të emisionit për fëmijë “Në kurthin e Piter Pan”. Dyshja e njohur e televizionit kanë drejtuar disa nga spektaklet më të njohura në vend dhe të gjithë kanë arritur t’i shndërrojnë në programet më të ndjekura televizive. Vera dhe Alketa njihen si gratë më të forta të televizionit, sepse kanë ditur të sjellin një standard të ri në mediat shqiptare. Ato kanë 20 vite që njihen dhe punojnë bashkë dhe duket se lidhja e tyre tashmë është më e fortë se kurrë më parë. Ditën e sotme Alketa i ka dedikuar Verës disa nga fjalët më të bukura, për të vlerësuar të gjithë punën dhe miqësinë e saj gjatë këtyre 20 viteve. Moderatorja e njohur ka publikuar në ‘Instagram’ një foto në të cilën shihet e buzëqeshur përkrah Grabockës. Bashkangjitur fotos Alketa ka shkruar disa nga vargjet e këngës së njohur të Tina Turner, “Simply the best”.

“Ti je thjeshtë më e mira, më e mirë nga gjithë të tjerët. Më e mirë se çdokush, çdokush që unë kam takuar. Kam ngecur në zemrën tënde, varem nga çdo fjalë që ti thua. Na ndani, në asnjë mënyrë! E merituar. Mikja ime. Motra Ime. Mentorja ime”, ka shkruar Alketa. Nga fjalët e saj kuptohet se marrëdhënia mes të dyjave ka kaluar përtej raportit si kolege pune dhe është e vështirë që ndonjë ditë t’i shohim të ndara nga njëra-tjetra. Kujtojmë se dyshja e njohur kanë drejtuar spektakle të mëdha të tilla si “X Factor Albania”, “Dancing with the stars”, “Your face sounds familiar” etj.