NË PRITJE TË ËMBËL/ Afërdita Dreshaj zgjedh Karaibet për pushimet e fundvitit (FOTO+VIDEO) – AlpeGossip
NË PRITJE TË ËMBËL/ Afërdita Dreshaj zgjedh Karaibet për pushimet e fundvitit (FOTO+VIDEO)

NË PRITJE TË ËMBËL/ Afërdita Dreshaj zgjedh Karaibet për pushimet e fundvitit (FOTO+VIDEO)

Këngëtarja Afërdita Dreshaj ka zgjedhur të shijojë muajt e fundit të pritjes së ëmbël dhe pushimet e fundvitit në një vend të ngrohtë.

Teksa të gjithë lutemi të bjerë qoftë edhe pak dëborë, Afërdita i ka thënë “mirupafshim” të ftohtit dhe ka udhëtuar së bashku me partnerin dhe motrën e saj Jehonën, drejt ishullit St Barth në Karaibe.

Menjëherë sapo ka mbërritur, këngëtarja s’i ka rezistuar dot tundimit për të ndarë foto e video nga pushimet e tyre, duke na kënaqur sytë edhe ne të tjerëve.

Afërdita është në muajin e shtatë të pritjes së ëmbël, ndërsa lajmin e bukur të shtatzënisë e dha që në muajt e parë kur mësoi se pret një bebush.

Çifti do të bëhet me djalë, përgatitjet për të cilin kanë nisur që tani.

Që prej fillimit të pritjes së ëmbël, Afërdita ka qenë kryefjala e mediave dhe fotot e saj në rrjet janë komentuar goxha shumë. Kjo për arsye se këngëtarja nuk kishte një bark shumë të rrumbullakosur dhe të gjithë dyshonin në fillim për shtatzëninë e saj.

Megjithëse është shtatzënë, Afërdita vazhdon të konsumojë sushi (ushqim që zakonisht nuk këshillohet për nënat shtatzëna) dhe vazhdon të ushtrohet rregullisht në palestër, gjëra që i kanë habitur ndjekësit.

Jo vetëm kaq! Këngëtarja pranon se nuk ka pasur asnjë shqetësim gjatë shtatzënisë dhe tregon se të gjithë habiten gjithashtu me energjinë e saj.