Rihanna di se si të tërheqë gjithmonë vëmendje me veshjet e saj. Ajo i ka minimizuar shumë së fundmi daljet në publik, por nuk mund të mungonte në ditëlindjen e vëllait të saj.
Lajmet se këngëtarja ishte kthyer në Barbados i konfirmoi vetë ajo nëpërmjet një fotoje në ‘Instagram’ dhe sigurisht, ka vjedhur të gjithë vëmendjen me veshjen. Rihanna u shfaq e veshur me një palë pantallona të shkurtra, një bluzë shumë të hapur dhe të gjatë, në ngjyrë jeshile, por e tejdukshme.
Përsa i përket këpucëve, Rihanna kishte zgjedhur një palë sandale ngjyrë të bardhë nga Amina Muaddi. Kujtojmë se së fundmi, këngëtarja është komentuar shumë për lidhjen e saj me biznesmenin Hassan Jameel.