NË PRITJE TË FËMIJËS SË PARË/ Olta Gixhari nis përgatitjet e para për bebushin dhe nuk e mban vendi nga gëzimi (FOTOT) – AlpeGossip
NË PRITJE TË FËMIJËS SË PARË/ Olta Gixhari nis përgatitjet e para për bebushin dhe nuk e mban vendi nga gëzimi (FOTOT)

NË PRITJE TË FËMIJËS SË PARË/ Olta Gixhari nis përgatitjet e para për bebushin dhe nuk e mban vendi nga gëzimi (FOTOT)

Disa ditë më parë, aktorja Olta Gixhari konfirmoi lajmin e bukur se është në pritje të ëmbël të fëmijës së saj të parë.

U mësua  se Olta i ka kaluar tashmë javët e rrezikut, mirëpo ende nuk është zbuluar gjinia e bebushit që pritet të vijë në jetë.

Në rrjete sociale nuk kanë munguar pozat e aktores me barkun e rrumbullakosur dhe tashmë Olta s’mund t’i mbajë më emocionet vetëm për vete!

Ajo ka ndarë me ndjekësit në Instagram ndjesitë e bukura të pritjes së ëmbël dhe ka treguar se mezi po pret të bëhet nënë.

Madje, përgatitjet për bebushin kanë nisur dhe Olta ka shkuar të blejë rrobat e para të foshnjes.

Në InstaStory, aktorja ka ndarë një video nga dyqani i fëmijëve dhe tregon se kjo është pjesa e saj e preferuar.

“Kjo është pjesa që vdes”- shkruan Olta krahas videos ku shfaqet e emocionuar teksa sheh rrobat për fëmijë.