“NUK PO THEM SE MË KOPJUAT”/ Oriola Marashi e paska provuar e para tendencën e flokëve të 2020-s dhe ja provat (FOTOT) – AlpeGossip
“NUK PO THEM SE MË KOPJUAT”/ Oriola Marashi e paska provuar e para tendencën e flokëve të 2020-s dhe ja provat (FOTOT)

“NUK PO THEM SE MË KOPJUAT”/ Oriola Marashi e paska provuar e para tendencën e flokëve të 2020-s dhe ja provat (FOTOT)

Pak më parë iconstyle.al foli për një nga tendencat më të reja të flokëve verën e 2020-s, që papritur po ia shohim të gjitha vajzave të famshme të Instagramit.

Balajazhi Kaliforinian quhet efekti që përfitohet me çeljen e flokëve shumë pranë rrënjës duke vazhduar drejt majave, gjithmonë me një efekt sfumature.

Dhe ndonëse vajza të njohura të Instagramit, nga Kylie Jenner, te Kiara Tito apo Liberta Spahiu kanë vetëm pak ditë që e kanë realizuar këtë trend të ri, Oriola Marashi thekson se ky trend nuk është edhe aq i ri dhe se ajo ka qenë e para që e ka realizuar.

Në një postim ku ju përgjigjet të gjitha mediave që e kanë bërë lajm trendin e ri (neve dmth), modelja shprehet se i ka lyer e para flokët kështu.

“Një vit më parë unë vendosa të lyeja flokët për herë të parë. Nuk po them që më kopjuat por të paktën thoni kush e bëri e para. Të gjitha mediave që e zbuluan këtë trend pas Kylie Jenner”, shprehet Oriola!

Para se të dalë dikush tjetër që të kërkojë autorësinë, ne po e pranojmë që modelja ka qenë e para që e ka sjellë këtë trend në Shqipëri. Në fakt kjo tendencë e ka origjinën shumë vite më parë, por sot po favorizohet nga shumë të famshme.

Teknika e lyerjes është një mënyrë e mrekullueshme për t’i bërë flokët tuaj të duken të theksuar në mënyrë natyrale. Ngjyrat përzihen me ngjyrën tuaj natyrale, dhe mund të zgjasin deri në 4 muaj pa u lyer.