Moderatorja e njohur e emisionit “Why not?”, Roza Lati gjithmonë ka tërhequr vëmendjen me tipin e saj të drejtpërdrejt dhe deklaratat e ndryshme që bën në emision dhe në rrjetet sociale.
Roza përherë ka eksperimentuar me pamjen e saj dhe shpesh ka ndryshuar ngjyrën e flokëve duke provuar ngjyra nga më të ndryshme. Prej kohësh ajo kishte qëndruar tek nuancat e bjondes, dhe së fundmi i kishte lyer flokët e saj rozë.
Megjithatë, siç duket Roza nuk ndalet me ndryshimet në pamje dhe pak më parë i ka treguar gjithë ndjekësve që ka hequr dorë nga flokët bjonde dhe i ka lyer ato brune.
“Roza brune? A po ju pëlqen?”, ka shkruar moderatorja pranë videos ku shihet me flokë të zeza, të gjata dhe kaçurrela që e bëjnë të duket tjetër njëri.