Një javë më parë këngëtarja e njohur nga Kosova, Gresa Behluli mbajti dasmën madhështore për të cilën folën të gjithë mediat. Gresa u martua me zv. presidentin e klubit prishtinas të basketbollit, Lulzim Ibrahimin.
Gresa i mahniti të gjithë me pamjen ditën e dasmës dhe në një postim të fundit, këngëtarja i ka dhënë një këshillë vajzave, që ditën e martesës të bëjnë një makeup sa më natyral. Mirëpo kjo deklaratë nuk është pritur mirë nga fansat.
“Grimi i thjeshte dhe natyral, gjithmone mbetet zgjidhja me e mire.
Nje keshille per vajzat e reja-nuset e ardhshme: Mos ngjithni 2 kg floke, mos e teproni me grimin, mos merrni botox se dukeni me te vjetra dhe dilni nga vetja-orgjinaliteti ju bene me u dok ma bukur gjithmone, edhe kur i shihni fotot mas 20 viteve me ju pelqy vetja”, shkruan Gresa.
“Nuk e di a ke qene pergjumesh kur e paske shkruar kete shkrim, se une s’po shoh natyral ketu te ti kerkund… Ti bile shume make up paske vendos bash po kam qejf me prit nje pergjigje prej teje ku eshte natyralja ketu?”, i shkruan një fanse Gresës.
“Ate statement mundet me bo Meghan Markle kur eshte martuar amo jo ti”, i shkruan një tjetër ndërkohë që hapësira e komenteve tek kjo foto e Gresës është mbushur me fansa të revoltuarnga deklarata e këngëtares.