GJOBITET TELEVIZIONI/ Shfaqi një kërcim me “natyrë homoseksuale” – AlpeGossip
GJOBITET TELEVIZIONI/ Shfaqi një kërcim me “natyrë homoseksuale”

GJOBITET TELEVIZIONI/ Shfaqi një kërcim me “natyrë homoseksuale”

Një televizon turk është gjobitur thjesht sepse transmetoi videon muzikore të këngës “Secrets” nga Pink, pasi sipas autoriteteve, në video shfaqeshin “kërcime erotike me natyrë homoseksuale”.

AS TV u gjobit nga Këshilli Suprem i Televizionit dhe Radios (RTUK) pasi videoja dhe skenat e lartpërmendura u shfaqën në orë të ditës kur mund t’i shihnin fëmijët dhe të rinjtë dhe të ndikoheshin negativisht prej tyre.

Në video shfaqet një çift i të njëjtës gjini që kërcen, në momente të caktuara edhe në mënyrë erotike, kundrejt një muri me grafiti.

RTUK vendosi një gjobë me vlerë 17,000 lira turke (303,800 lekë) kundrejt televizionit AS TV.

Më parë, po e njëjta agjenci shtetërore ka gjobitur të tjera televizionet thjesht sepse kanë shfaqur skena puthjesh apo gjuhë të papërshtatshme. Që prej marsit, RTUK mund të monitorojë dhe internetin.