Miliarderi shqiptar konfirmon: Rita Ora vjen në vendlindje pa kërkuar asnjë CENT! (FOTO) – AlpeGossip
Miliarderi shqiptar konfirmon: Rita Ora vjen në vendlindje pa kërkuar asnjë CENT! (FOTO)

Miliarderi shqiptar konfirmon: Rita Ora vjen në vendlindje pa kërkuar asnjë CENT! (FOTO)

Rita Ora është ndër këngëtaret shqiptare më të famshme në botë. Bukuroshja gjithmonë është shprehur krenare se është shqiptare në çdo intervistë të dhënë. Madje së fundmi ajo kishte bërë të ditur për VOGUE se së shpejti do të ishte edhe në vendlindje. Lajmin e ka konfirmuar edhe zëvendës kryeministri i Kosovës, z. Behgjet Pacolli. Madje miliarderi shqiptar ka treguar se Rita nuk ka pranuar të paguhet për këtë ngjarje.

“Familja Ora (Sahatçiu) meriton një respekt të madh për çdo gjë që kanë bërë për promovimin e Kosovës. Duke edukuar vajzën e tyre në një atdhetare të vërtet. Kam kënaqësinë të konfirmoj ardhjen e yllit tonë botëror Rita Ora me rastin e 10 vjetorit të Pavarësisë. Ajo nuk ka pranuar të paguhet për këtë ngjarje dhe kjo do të thotë shumë për personalitetin e saj.”, shkruan Pacolli ne llogarine e tij ne Facebook.