FLET PËR JETËN E TIJ PRIVATE SI RRALLËHERË/ Shpat Kasapi në hall: Vajzat që dal janë posesive, nuk duan… (FOTO) – AlpeGossip
FLET PËR JETËN E TIJ PRIVATE SI RRALLËHERË/ Shpat Kasapi në hall: Vajzat që dal janë posesive, nuk duan… (FOTO)

FLET PËR JETËN E TIJ PRIVATE SI RRALLËHERË/ Shpat Kasapi në hall: Vajzat që dal janë posesive, nuk duan… (FOTO)

Këngëtari i njohur i shumë hiteve, Shpat Kasapi ishte i ftuar mëngjesin e sotëm në “Wake up”, ku ka folur si rrallëherë edhe për jetën e tij private. Shpati tregoi se e ka zënë halli me vajzat me të cilat lidhet pasi njëra i del posesive, tjetra xheloze.

“Dal me njërën është posesive, dal me njërën është xheloze, dal me tjetrën nuk e do familjen”, u shpreh Shpati.

Këngëtari tha se vazhdon të jetë në kërkim për vajzën ideale, por nuk e ka gjetur. I pyetur nga Ori Nebijaj mos e ka ai problemin, Shpati u përgjigj se ai është shumë i mirë me femrat dhe i vlerëson shumë.

“Jo nuk e kam unë, jam shumë i mirë, i jap mundësi më shumë se ç’duhet, i vlerësoj më shumë se ç’duhet”, u përgjigj Shpati.

Këngëtari tregoi se është xheloz me masë. “Ku ka mashkull shqiptar që s’është xheloz!”, u shpreh Shpati./Xing.al