FLORIANA GARO KA MARRË ALAMET DJALI/ Fotoja me partnerin flet shumë për marrëdhënien e tyre – AlpeGossip
FLORIANA GARO KA MARRË ALAMET DJALI/ Fotoja me partnerin flet shumë për marrëdhënien e tyre

FLORIANA GARO KA MARRË ALAMET DJALI/ Fotoja me partnerin flet shumë për marrëdhënien e tyre

Çfarë do njeriu nga një partner?

Partneritet në familje, në prindërim dhe e fundit por jo për nga rëndësia: në biznes.

Floriana Garo është duke punuar krah më krah me partnerin e saj, avokatin Enis Daci.

Ata janë partnerë në sipërmarrjen e tyre në Gjenevë, një kompani konsulence për bizneset e themeluar nga Enisi, në të cilën Floriana mbulon pjesën e klientëve ndërkombëtarë.

Ajo publikoi në Instagram-in e saj një foto të të gjithë ekipit të punës, ku bie në sy edhe Enisi.

Floriana ka postuar shumë rrallë foto me Enisin, duke zgjedhur ta mbajnë marrëdhënien tyre të rezervuar, larg vëmendjes së medias.

Megjithatë, në fillim të muajit, e ftuar tek “Rudina”, Floriana s’mundi ta mbante sekret se është shtatzënë për herë të dytë.

Në mars të vitit të kaluar, ajo u bë për herë të parë mama e një vajze të cilën e quajtën Adia.

Marrëdhënia e saj me Enisin filloi larg medias në 2015-ën.

Vetë Floriana zgjodhi ta bënte publike vetëm në vitin 2017, kur njoftoi se ishin fejuar.