Ethet e “Dancing with the Stars”/ Kush tregoi në fakt inat gjatë 12 javëve të “Dancing with the Stars”? (VIDEO) – AlpeGossip
Ethet e “Dancing with the Stars”/ Kush tregoi në fakt inat gjatë 12 javëve të “Dancing with the Stars”? (VIDEO)

Ethet e “Dancing with the Stars”/ Kush tregoi në fakt inat gjatë 12 javëve të “Dancing with the Stars”? (VIDEO)

Jemi përpara një fakti: Ethet e finales së “Dancing with the Stars” nuk përfunduan me mbarimin e këtij spektakli pasi përballja e fundit midis Aulonës dhe Sonit, gjeneroi shumë lajme, reagime e debat. Disa mendojnë se Soni nuk e meritonte fitoren e të tjerë mendojnë se Soni fitoi sepse ishte konkurrente më e fortë se Aulona.

Në kësi rastesh, duke qenë se kemi të bëjmë me mendime subjektive të njerzve të ndryshëm, sigurisht secili ka të drejtën absolute të mendojë nëse fitoren e meritonte Soni apo Aulona për njëmijë e një arsye të ndryshme.

Por ajo që po na tërheq vëmendjen teksa lundrojmë në rrjet është një argument shumë i çuditshëm që fansa të Sonit dhe portale miqësore me këngëtaren, po përdorin kundër Aulonës (edhe pse s’dimë përse është e nevojshme të merresh me Aulonën tashmë që gara ka përfunduar dhe Soni fitoi apo jo?). Ideja e atyre është e qartë: Aulona, e ka parë me inat Sonin përgjatë gjithë netëve në “Dancing with the Stars”.

Paraprakisht, ne mendojmë se gjithsesi ky është një detaj tërësisht i pa rëndësishëm në një garë kërcimi ku në fakt fituesi shpallet për kërcimin më të mirë e jo për “mos-parjen me inat më të mirë”. Megjithatë, edhe në këtë detaj të çuditshëm që është identifikuar, në një pasqyrë të 12-javëve konkurrim, teksa ka qenë në përballje direkte me Sonin, Aulona e Graciano kanë qeshur, e paskan qeshur shumë. S’mund të themi të njëtin gjë për ngrysjen e vazhdueshme në fytyrë të Sonit e Dionit kur flitet për Aulonën e Gracianon, megjithatë le t’i referohemi çasteve të shkëputura nga puntatat e spektaklit, për ta kuptuar më mirë ndryshimin:

Momenti kur Aulona zgjedh Sonin si konkurrenten e cila meriton pa diskutim finalen (prej minutës 01:25):

Ndërkohë edhe kur moderatori, Rudi Hizmo pyeti Aulonën se cili meriton finalen, gazetarja tha emrin e Sonit.

Momenti kur Soni & Dion tregojnë se finalen e meritojnë ata, Viktor Zhusti dhe Amosi (duke mos përmendur Aulonën e cila që prej fillimit u lakua si një nga finalistet dhe ashtu ndodhi vërtetë), prej minutës 01:10.

Momenti kur Aulona dhe Soni ndeshen ne “dance off” në gjysmëfinale dhe Ema flet mirë për të dyja vajzat, Aulona e mbështet duke buzëqeshur Sonin, duke treguar kështu dakordësinë me mendimin e Emës.

(Kliko linkun për videon e këtij momenti)

3D9332B5-0B79-4B54-BC51-51DE7944514F

Në natën e 10-të, Ilir Shaqiri në komentin e tij vlerësoi se në zhanrin e Passo Doble-s, Aulona ishte më mirë se Soni për faktin se kjo e fundit pati disa probleme. Soni në këtë moment nuk përgjigjej për kritikat e Ilirit por nuk pranonte krahasimin që i bëri me Aulonën duke aluduar se ky i fundit e pëlqen personalisht Aulonën ndaj ndoshta pati këtë gjykim.

Momenti kur Iliri i vendos Sonin dhe Aulonen ne “dance off” ne gjysmëfinale. Kur jepet përgjigja se të dyja çiftet kalojnë në finale, Aulona dhe Graciano drejtohen për të përqafuar Sonin e Dionin por këta të fundit e devijojnë këtë (min 16:50)

 

Momenti në finale kur Jul Deda mendon se vajzat janë të dyja njësoj, kanë arritur perfeksionin njësoj si në profesionet e tyre. Aulona dhe Graciano duartrakasin e qeshin për të treguar dakordësi, Soni e Dion me shprehinë e fytyrës nuk tregojnë të njëjtën gjë.

Momenti kur Ilir Shaqiri jep mendimin e Soni duhet të fitojë këtë “Dancing with the Stars”, Aulona e Graciano, sërish duartrokasin:

Interesante ishte ndërhyrja e Jul Dedës në finale: “Qesh pak o Dion” e në fakt mirë do ishte për spektaklin në përgjithësi nëse fituesit do të qeshnin pak më shumë edhe pse jemi koshient që gjithsesi ky detaj, s’ka asnjë lidhje me garën e kërcimit.