Shpërthen prezantuesi shqiptar: Boll më, se e keni bërë të pajetueshëm këtë vend! – AlpeGossip
Shpërthen prezantuesi shqiptar: Boll më, se e keni bërë të pajetueshëm këtë vend!

Shpërthen prezantuesi shqiptar: Boll më, se e keni bërë të pajetueshëm këtë vend!

Dje brenda 24 orëve dy femra humbën jetën në duart e partnerëve. Një i ri i mori jetën një 19 vjeçareje në mes të Tiranës ndërsa në Durrës një burrë vrau të shoqen, nënë të 6 fëmijë, mbetur jetimë.

Pas këtyre ngjarjeve, i revoltuar aktivisti dhe moderatori i njohur Arbër Çepani ka reaguar përmes rrjeteve sociale ku jep këtë mesazh të fortë.

“Ka aq shumë lajme negative në përditshmërinë tonë në Shqipëri, sa që së fundmi kam zgjedhur të bëj një pakt me veten për aq kohë sa do vazhdoj të jetoj këtu… Për të ruajtur shëndetin mendor nga bombardimi i zymtësisë politiko-social-kulturore, kam zgjedhur ndoshta në mënyrë egoiste, të evitoj bombardimet e lajmeve negative dhe të jetoj në një flluksë sapuni pozitiviteti që herët a vonë sigurisht edhe ajo do të shpohet… Por dy fjalë për këta leshko meshkuj që vrasin gratë se i konsiderojnë prona private do t’i them: “Nëse një vajzë nuk ju do më dhe doni patjetër të vrisni dikë, meqë vetëm këtë lloj standarti njihni, atëhere merrni pistoletën dhe futjani plumbin vetes o bole burra, se na e shpifët këtë vend, me këto veprime si barbarë shpellash!”.

Çdo grua në Republikën e Shqipërisë, duhet shpallur heroinë, thjesht për faktin që i ka rënë për hise të jetojë në një vend me këtë shumicë meshkujsh homo neandertalesh, që u ka mbetur sahati në epokën e akullnajave! Boll më, se e kemi bërë të pajetueshëm këtë vënd!