PAS NJË RRUGËTIMI TË GJATË NË “THE VOICE KIDS”/ Vajza e Robert Dragot kalon në finale (VIDEO) – AlpeGossip
PAS NJË RRUGËTIMI TË GJATË NË “THE VOICE KIDS”/ Vajza e Robert Dragot kalon në finale (VIDEO)

PAS NJË RRUGËTIMI TË GJATË NË “THE VOICE KIDS”/ Vajza e Robert Dragot kalon në finale (VIDEO)

Pas një rrugëtimi të gjatë në kompeticionin ‘The Voice Kids’ në Gjermani, vajza e talentuar e Robert Dragotit ka kaluar në natën finale.

Lajmin e ka zbuluar vetë Roberti, i cili ka ndarë performancën e mbrëmjes së sotme të vajzës, duke shkruar: “Sapo ndodhi. Gala kaloi në finale. Ndiqeni perfomancën e saj të fundit dhe shumë falenderime për mbështetësit”.

Miqtë e Robertit kanë lënë një sërë komentesh duke e uruar për këtë moment të veçantë suksesi për vajzën e tij.

Me siguri ky moment ka bërë krenarë dhe shumë shqiptarë të tjerë brenda dhe jashtë vendit pasi nëpër botë talente të ndryshëm ashtu si Gala çojnë peshë zemrat e shqiptarëve me aftësitë e tyre.