Këngëtarja e njohur, Era Istrefi, ka guxuar gjithmonë me ndryshimet në ‘look-un’ e saj. Me ardhjen e vjeshtës, duket se ajo ka vendosur sërish të bëjë ndryshime duke i befasuar të gjithë me modelin e flokëve dhe ngjyrën që ka zgjedhur.
Era i ka prerë flokët shkurt me baluke, teksa tregon se është frymëzuar nga “Mia Wallace” në filmin e Quentin Tarantino-s. “Mia Wallace, por bjonde”, shkruan këngëtarja. Fansat kanë shpërthyer menjëherë në komente, duke e komplimentuar për pamjen, që për hir të së vërtetës i shkon shumë.