DI EDHE TË KËNDOJË? Habit Nevina Shtylla dhe e thotë troç: Ka kohë për të gjitha… – AlpeGossip
DI EDHE TË KËNDOJË? Habit Nevina Shtylla dhe  e thotë troç: Ka kohë për të gjitha…

DI EDHE TË KËNDOJË? Habit Nevina Shtylla dhe e thotë troç: Ka kohë për të gjitha…

Nevina Shtylla ka vendosur të kalojë një pjesë të kohës së saj duke iu përgjigjur pyetjeve të ndryshme të ndjekësve të saj në llogarinë në ‘Instagram’. Ndonëse shumë prej tyre lidheshin me projektin më të ri të saj, të quajtur ‘Kino Star’, disa prej tyre kishin të bënin dhe me pasionin e moderatores për aktrimin.

“Me cilin aktor/aktore shqiptar/të huaj do të doje të kish një bashkëpunim në film?”, ishte pyetja që Shtylla iu përgjigj pa asnjë problem.

“Të huaj Johnny Depp. Shqiptar me planet e të diellës e kemi lënë me Amos Muji Saharia”, ka pohuar Nevina duke qeshur.

Më tej ajo nuk i ka përjeshtuar dhe mundësitë për t’u bërë pjesë e muzikës kundrejt pyetjes: “Ngele duke bërë filma sa andej, këndej. S’na këndove ndonjë këngë”.

“*spot, po s’keni faj se është realizuar nga studio më e mirë e prodhimit të filmave në Shqipëri dhe idea ishte të dukej si film. Sa për këngën, ku i dihet, ka kohë për të gjitha”, është përgjigur Nevina duke ngjallur shumë kureshtje nëse një ditë do të përshihej edhe në muzikë.


Me siguri ky sezon i ri televiziv do ta sjellë Shtyllën edhe më ndryshe nga më parë, ndaj nuk do të ishte çudi që ajo edhe të këndonte pasi partnerja e saj televizive, Fjoralba Ponari mund ta ndihmojë fare mirë në këtë pjesë.