Meqë s’e kemi kuptuar dot qartë, njëra prej tyre na tregon si sillet Edi Rama me gratë – AlpeGossip
Meqë s’e kemi kuptuar dot qartë, njëra prej tyre na tregon si sillet Edi Rama me gratë

Meqë s’e kemi kuptuar dot qartë, njëra prej tyre na tregon si sillet Edi Rama me gratë

Ish-Ministrja e Ekonomisë, Milva Ikonomi ishte e ftuar në “Pasdite në Top Channel” dhe mes disa pyetjeve për punën, u pyet edhe për Edi Ramën. Si sillet Edi Rama me gratë?

“E para që dëgjon shumë opinionin e grave. Kur ishim dhe jemi në mbledhje me
kryeministrin apo kryetarin e partisë ai e dëgjon shumë opinionin e grave. Ai beson që
gratë kanë performancë të mirë, janë të dedikuara. Kam vënë re edhe mesazhet apo
urimet që jep për festa si për 8 marsin, janë mesazhe të fuqishme në fakt për të gjitha
gratë”, tha Milva për Ramën si kryeministër dhe kryetar partie, në të dy
rolet.