”SPIUNIA MË RUANTE MUA NË CLUB”/ Stresi tregon më shumë për lidhjen e tij – AlpeGossip
”SPIUNIA MË RUANTE MUA NË CLUB”/ Stresi tregon më shumë për lidhjen e tij

”SPIUNIA MË RUANTE MUA NË CLUB”/ Stresi tregon më shumë për lidhjen e tij

Reperi shumë i komentuar në media e që po sjell hite të njëpasnjëshme, Stresi ishte i ftuar së fundmi në emisionin e Roza Latit “Bukë me vete”. Gjatë udhëtimit me kamper, Stresi tregoi se gjatë periudhës kur ishte në lidhje kishte spiune që e ruanin ku shkonte dhe çfarë bënte.

“Kam kapur spiunen në club. Më ruante mua në kohën kur isha në lidhje. Dilja unë në club, më merrnin ‘Ku je?’, unë i thoja ‘Në shtëpi’. Spiunia i çonte foto që isha në club. Unë i bëja be që isha në shtëpi, ajo më dërgonte foton. Unë e kuptova se kush ma ka bërë foton se ishin 5 vajza ulur. I shkova aty, ajo tha vetë kush ishte dhe e qortova”, tregoi Stresi.

Reperi nuk bëri të ditur sa kohë ka kjo ngjarje, por e vetmja lidhje publike që ai ka bërë është ajo me Kejsin.

Dyshja u nda muajin e kaluar vetëm pak pas daljes së Stresit nga qelia.