Për t’u bërë ky djali i suksesshëm në muzikë dhe i suksesshëm në biznese që shohim sot, Noizy-t iu desh një rrugë e gjatë dhe shumë punë.
Pasi u kthye nga Londra, ai vendosi t’i përkushtohet talenteve të tij në Shqipëri dhe me shumë përkushtim e durim, ia doli të krijojë një emër që ëshë lakuar gjatë në showbiz-in shqiptar.
Pavarësisht viteve, Noizy ia ka dalë të qëndrojë gjithmonë ‘On Top’ dhe të mos i zbehet asnjëherë fama e suksesi.
Me siguri i kujtoni hitet “Mr. Yesterday”, “OTR me Zemër”, “Jena Mbretër”, “Tre tyma” etj. Po para se të bënte këto hite, si dukej reperi?
Jua tregon ai vetë, me një foto të vjetër kur ishte vetëm 15 vjeç dhe kur pa Ferrari për herë të parë. Tashmë, ai ka Ferrari në bagazhin e tij, mirëpo s’i harron asnjëherë fillimet kur s’kishte ende asgjë.
“15 vjeç, kur kam parë Ferrari për herë të parë”- shkruan ai krahas fotos ku duket shumë ndryshe.