NUK KISHTE MARRË FTESË/ Por Blendi Salaj tregon se si shkoi në dasmën e Arminës dhe Shkëlzenit – AlpeGossip
NUK KISHTE MARRË FTESË/ Por Blendi Salaj tregon se si shkoi në dasmën e Arminës dhe Shkëlzenit

NUK KISHTE MARRË FTESË/ Por Blendi Salaj tregon se si shkoi në dasmën e Arminës dhe Shkëlzenit

Në dasmën madhështore me 300 të ftuar të Armina Mevlanit dhe Shkëlzen Berishës kishte shumë personazhe publike.

Mirëpo, nuk kishte marrë një ftesë gazetari dhe moderatori Blendi Salaj, i cili padashje kishte përfunduar në vendin ku u mbajt dasma.

Ai tregoi sot në “Wake Up” historinë gazmore ku zbuloi se kishte vendosur që të dielën ta kalonte me familjen e tij dhe të një miku. Mirëpo, pa e ditur se aty mbahej dasma ata kishin shkuar në Agroturizmin në Shijak, ku u kurorëzuan Armina dhe Shkëlzeni.

“Si e dielë që ishte vendosëm që së bashku me dy miqtë tani dhe fëmijët të shkonim për drekë diku. I takuam dhe vendosëm të shkonim në një Agroturizëm që nuk kishim qenë ndonjëherë. Nuk e dinim ku ishte kështu që hapëm “Google Maps” dhe filluam të ecnim.

Kur shohim që hymë në Shijak. Më në fund pas një rruge të gjatë arritëm. Kur shohim disa shenja provizore që lexonin: Dasma e Arminës dhe Shkëlzenit. “Mos”- thashë: “Qënka i mbyllur për eventin!” I morëm në telefon por sigurisht ishin mbyllur. Dhe kështu un shkova i paftuar në dasmën e Arminës dhe Shkëlzenit!”- zbuloi Blendi.