“MARK, SI KA MUNDËSI QË…”/ Rudina Dembacaj na tregon pyetjen që i bën çdo mëngjes partnerit të saj dhe do habiteni (FOTO) – AlpeGossip
“MARK, SI KA MUNDËSI QË…”/ Rudina Dembacaj na tregon pyetjen që i bën çdo mëngjes partnerit të saj dhe do habiteni (FOTO)

“MARK, SI KA MUNDËSI QË…”/ Rudina Dembacaj na tregon pyetjen që i bën çdo mëngjes partnerit të saj dhe do habiteni (FOTO)

Aktorja dhe moderatorja, Rudina Dembacaj duket se po kalon momentet më të bukura sa i takon gjendjes shpirtërore të plotësuar nga partneri i saj, Mark Frroku.

Duket se lumturinë që ndjen, Rudina e ndan me të gjithë nëpërmjet fotove dhe videove të ëmbla të të dyve në rrjete sociale.

Prej disa ditësh, ajo dhe partneri i saj i janë drejtuar Korçës për të kaluar disa momente relaksi.

Së fundmi, në një postim në llogarinë e saj në Instagram, Rudina ka publikuar dy foto ku shfaqet me Markun duke shijuar kafen e mëngjesit nën rrezet e diellit.

Por, krahas fotos ajo ka zbuluar pyetjen që i bën çdo mëngjes partnerit:

“Unë çdo mëngjes kam të njëjtën pyetje: ‘Mark, si ka mundësi jam kaq e bukur?!’ Kush e gjen si përgjigjet ai?”

Pas kësaj, komente të shumta janë bërë nga ndjekësit, të cilët kanë dhënë ide të ndryshme.

rudina Dembacaj-marku

Rudina_Dembacaj=Mark-Frroku- (3)

 

Rudina_Dembacaj=Mark-Frroku- (1)Rudina_Dembacaj=Mark-Frroku- (5)Rudina_Dembacaj=Mark-Frroku- (4)